Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Armë dhe marihuanë në veturë, arrestohet 39 vjeçari në Ferizaj

Një 39 vjeçar është arrestuar mbrëmë në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit iu është gjetur një armë zjarri, pistoletë me një karikator dhe 7 fishek, ndërsa janë gjetur edhe sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë, një qese e vogël, një cigare e mbushur dhe një pako e letrave (rizlla).

Sipas Policisë Rajonale e Ferizajt, pas një pune hetimore dhe operative në terren, mbrëmë në rrugën ‘’28 Nëntori’’ në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të udhëtarëve i markës BMË me targa shqiptare.

“Gjatë kontrollimit të personave dhe automjetit, tek njëri person me inicialet K.E ( M/K) i moshës 39 vjeçar, është gjetur një armë zjarri, pistoletë me një karikator dhe 7 fishek , ndërsa janë gjetur edhe sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë, një qese e vogël, një cigare e mbushur dhe një pako e letrave ( rizlla), ndërsa si provë materiale arma dhe substanca e narkotikëve janë sekuestruar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Policia thekson se rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve , substancave psikotrope ose analoge dhe mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.