Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Arrestohen 5 shqiptarë për drogë në Itali

Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës. 14 persona janë arrestuar, nëntë prej të cilëve janë italianë dhe pesë shqiptarë. Hetimet, të cilat filluan në maj 2016, çuan në sekuestrimin e mbi 2,300 kilogramëve drogë, përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë.

Kjo sasi kap vlerën e mbi 15 milionë eurove. Hetuesit gjetën shtatë milionë doza të vetme që mund të merreshin nga pikat e shitjes me pakicë.

Shkatërrimi i grupit u bë i mundur falë bashkëpunimit me ekipin e përbashkët hetimor, një organ bashkëpunimi gjyqësor dhe policor i krijuar në vitin 2017 në Tiranë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss