Sunday, December 4, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Arrestohen disa kontrabandues, janë gjetur 16 emigrantë nga India

Në autostradën Shkup-Gevgjeli, në pikën pagesore “Smokvica”, mbrëmë në ora 20:30, nëpunësit policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare dhe vendkalime kufitare Bogorodicë i privuan nga liria B.Z. (27) nga Shkupi dhe P.K.(22) nga fshati Inxhikovë i Shkupit.

Gjatë kontrollit në “Volksvagen kedi” me targa të Shkupit, i cili drejtohej nga B.Z dhe pasagjer ishte P.K., informuan nga MPB-ja, janë gjetur 16 emigrantë nga India, mes të cilëve një grua.

Mërgimtarët janë dërguar në qendrën e pranimit dhe për rastin është njoftuar Prokurori Publik kompetent. Personat janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.