Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Arrestohen dy mërgimtarë në Tetovë

Herët në mëngjes sot në Tetovë janë arrestuar dy mërgimtarë të ardhur nga Gjermania dhe Zvicra, pasi njërit prej tyre iu gjet drogë, ndërsa tjetri me automjet ka shkelur rendin dhe qetësinë publike.

SPB Tetovë kumtoi se në ora 04:10 në rrugën “Ilindenit” në Tetovë është arrestuar 21 vjeçari me vendbanim në Gjermani.

“Nëpunësit e policisë kanë privuar nga liria F.J. (21) nga Tetova, me vendbanim në Republikën Federale të Gjermanisë, pasi gjatë kontrollit të veturës “Be-Em-Ve” me targa regjistrimi tetovare, të cilën e drejtonte, janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe dërrmues. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB-ja e Tetovës.

Më pas në të njëjtën rrugë është arrestuar një 23 vjeçar nga Tetova me vendbanim të përkohshëm në Zvicër, i cili është gjetur duke bërë zhurmë me automjetin e tij.

“Personit A.M. (23) nga Tetova, me vendbanim të përkohshëm në Zvicër, i është konfiskuar automjeti i pasagjerëve “Be-Em-Ve” me targa kombëtare zvicerane për shkak se me automjet ka cenuar rendin dhe qetësinë publike, gjegjësisht është kapur duke e rritur zhurmën e automjetit dhe papritmas rritje e shpejtësisë me kërcitje të gomave”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Sipas policisë automjeti është ndaluar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.