Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Arrestohen edhe dy persona tjerë për sulm ndaj policisë më 5 korrik para Kuvendit

Shkup, 13 korrik – Arrestohen edhe dy persona dhe kundër tyre është ngritur kallëzim penal pas procedurës së shpejtë për veprën penale “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë krim”, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Njësia për krim të dhunshëm – Departamenti për krim të dhunshëm pranë SPB-së Shkup, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, i ka privuar nga liria D.J.(32) dhe S.J.(18) nga Shkupi dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike – Shkup kundër tyre është ngritur kallëzim penal pas procedurës së shpejtë për vepër penale të kryer “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”.

“Ata dyshohen se më 5 korrik 2022 rreth orës 21 gjatë mbajtjes së tubimit publik të paparalajmëruar të organizuar përmes rrjeteve sociale, kanë filluar të hedhin gurë dhe gjëra tjera të ndryshme ndaj nëpunësve policos dhe godinës së Kuvendit. Kundër tyre janë siguruar të gjitha dëshmitë, dhe më pas janë dërguar para gjyqtarit të procedurës paraprake”, informon MPB.

Ministria thekson se SPB-Shkup vazhdon me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për identifikimin e autorëve të veprave penale gjatë protestave dhe sigurimin e dëshmive kundër tyre, pas së cilës bashkë me kallëzimet penale kundër tyre do të arrestohen dhe do të sillen para prokurorit publik dhe para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.