Tetovë, 11 maj – Policia e Tetovës informon se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar gjashtë të mitur në dy raste të ndryshme me ç’rast tek ata janë gjetur drogë dhe armë.
Në rrugën “107” në Tetovë pas mesnate nëpunësit policor të SPB-së Tetovë kanë privuar nga liria dy të mitur nga Tetova dhe një nga fshati Gjermë i Tetovës sepse tek ata është gjetur marijuanë.
“Me ata, në praninë e prindërve të tyre, në Stacionin policor në Tetovë është realizuar bisedë, ndërsa pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të vijojë parashtresë adekuate”, informojnë nga SPB Tetovë.
Dje rreth mesditës në rrugën “Vidoe Smilevski – Bato” janë arrestuar edhe dy të mitur nga Tetova dhe një nga fshati Ozormishte i Tetovës sepse tek ata janë gjetur dy thika dhe një mjet metali.
“Me ata, në praninë e prindërve të tyre, në Stacionin policor në Tetovë është realizuar bisedë, ndërsa pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të vijojë parashtresë adekuate sipas nenit 80 të Ligjit për armë”, informojnë nga SPB Tetovë.