Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Arrestohen katër persona në aksionin “Brezovica”, mes tyre edhe ish-sekretari i MI-së

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se janë arrestuar katër persona në aksionin “Brezovica”.

Sipas njoftimit për media, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse, të enjten kanë realizuar aksionin “Brezovica ” i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme, ku, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur gjashtë lokacione të ndryshme dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, katër persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish-sekretari​ i Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.

Prokuroria ka njoftuar se personat e arrestuar me inicialet Xh.B., I.F., Xh.Sh., dhe B.P., janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Dhënia e ryshfetit”.

“Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: Pushkë e gjuetisë, revole, telefon celular, laptop dhe dokumente të ndryshme”, thuhet në njoftim

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.