Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Arrestohen pesë dilerë të drogës në Shkup

Shkup, 16 prill – Nëpunës policor nga Departamenti i policisë kriminalistike, Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme në bashkëpunim me Njësinë për trafikim të paligjshëm të narkotikëve në kuadër të SPB- Shkup dje dhe sot kanë ndërmarrë aksion për zbulimin dhe luftimin e dilerëve të drogës në rrugë, me çka kanë privuar nga liria pesë persona.

Siç informojnë nga MPB-ja, në territorin e Aerodromit është privuar nga liria T.J. (31) nga Shkupi pasi pas kontrollit me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij janë gjetur marihuanë dhe dy peshore digjitale, në zonën e Karposhit janë privuar nga liria B. T. (50) dhe D. T. (50) të dy nga Shkupi pasi tek D. T. janë gjetur marihuanë dhe lëndë pluhuri dhe në territorin e Karposhit janë privuar nga liria I. P. (32) dhe M. D. (37) të dy nga Shkupi pasi pas kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e M.D. u gjet marihuanë.

Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj personave në fjalë do të dorëzohen parashtresa adekuate.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.