Thursday, September 21, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Arrestohet 27 vjeçari nga Tearca, akuzohet për pedofili

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, dje ka arrestuar një 27 vjeçar nga Tearca e Tetovës, për shkak të dyshimit për vepër të kryer “joshje të një vajze nën 14 vjeçare ose veprime tjera seksuale”. Ai këtë e ka kryer ndaj një vajze të mitur nga Kosova përmes rrjeteve sociale.

“Nëpunës policorë në SPB Tetovë dje (10 gusht) rreth orës 17:00, në Tearcë të Tetovës, kanë privuar nga liria 27 vjeçarin M.A., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën “joshja e një fëmije nën 14 vjeç dhe veprime tjera seksuale”.

Bëhet fjalë për një të mitur nga Kosova, ndërsa krimi sipas kallëzimit është kryer përmes rrjeteve sociale, informojnë nga SPB Tetovë.

Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas çka kundër M.A. do të pasojë kallëzim penal.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss