Wednesday, November 29, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Arrestohet 40-vjeçari që u konfliktua me vëllain e gruas në Tepelenë

Policia e Tepelenës ka vënë në pranga një 40-vjeçar për veprën penale të dhunës në familje.

Bëhet me dije se 40 vjeçari është konfliktuar me vëllain e bashkëshortes së tij gjatë muajit shtator të këtij viti.

Ndalohet një shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit, të lëshuar nga Prokuroria, për ndalimin e shtetasit L. Sh., 40 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 29.09.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”, në lidhje me konfliktin e ndodhur më datë 15.09.2022, në Tepelenë, ku ky shtetas është konfliktuar me vëllanë e bashkëshortes së tij, shtetasin R. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss