Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Arrestohet kontrabanduesi i migrantëve

Gjatë ditës së djeshme nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikçyrje Kufitare Dojran i Vjetër e kanë privuar nga liria P.K. (26) nga f. Josifovë-Vallandovë.

“Rreth orës 02:40 minuta në rrugën magjistrale, aksi Mavrinci-Udovë, te vendi i quajtur “Kallkovska reka”, nëpunësit policorë kanë vërejtur se si nga automjeti i tij “bmw” kanë dal migrantë, pas së cilës ai është arratisur. Së shpejti ai është gjetur dhe është privuar nga liria, kurse janë gjetur edhe 12 migrantët (nëntë nga Siria dhe tre nga Pakistani), të cilët janë dërguar në Qendrën për Pranim “Vinojug” Gjevgjeli”, thuhet në kumtesë të MPB-së.

Nga MPB-ja njoftojnë se P.K. është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.