Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e sirianit në Vërmicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me vrasjen e shtetasit sirian, më 18 qershor në Vërmicë.

Në raportin policor thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Vërmicë, Prizren 18.06.2022 – NN. Lidhur me rastin, i dyshuari mashkull shtetas Sirian i cili ka qenë në trajtim mjekësorë pas përfundimit të tretmanit mjekësor, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndryshe, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh një ditë më parë ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një shtetasi të huaj në Vërmicë të Prizrenit.

Viktima është gjetur afër xhamisë së këtij fshati, dhe i njëjti kishte pasur lëndime trupore nga arma e zjarrit.

“Raportohet se në fshatin Vërmicë është hasur viktima mashkull shtetas i huaj, i cili kishte lëndime trupore. Njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”, thuhej në raport.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.