Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Arrestohet një  kontrabandist emigrantësh

“Me datë 30.12.2022 në ora 10:50 në kryqëzimin Prdejci, në magjistralen Shkup – Gjevgjeli, zyrtarët policorë të stacionit policor të vendkalimit kufitar dhe mbikëqyrjes kufitare Bogorodicë e kanë arrestuar J.K.(51) nga Kosova.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Fiat Tipo” me shenja regjistrimi të Shkupit, në pronësi të një agjencie rent-a-car, të cilën e drejtonte ai, janë gjetur pesë persona – emigrantë nga India.

J.K. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokurorin Publik, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss