Negotinë, 9 nëntor – Një mësimdhënëse nga Negotina është arrestuar dje pasdite, pasiqë është denoncuar se ka abuzuar psiqikisht nxënës, informuan sot nga SPB Veles.
“Dje në orën 17:30 nëpunës policor nga DPB Negotinë kanë privuar nga liria T.J (48) nga Negotina, mësimdhënëse në një shkollë të Negotinës, duke vepruar në bazë të kallëzimit se ajo ka keqtrajtuar psiqikisht nxënësit gjatë orës së mësimit. T.J.S. është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër saj do të bëhet kallëzim përkatës”, sqarojnë nga SPB Veles.