Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Arrestohet polici në pension pasi kërcënoi me jetë ministrin Spasovski

Shkup, 18 prill – Një polic në pension është arrestuar pasi mbrëmë është paraqitur në telefon në stacionin policor në Qendër, dhe është kërcënuar se do të vritet ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, transmeton Zhurnal.

“Prokuroria Themelore ka ngritur procedurë kundër një zyrtari të pensionuar policor nga Shkupi për të cilin ekziston dyshim se ka kryer vepër penale – rrezikim të sigurisë nga neni 144 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi Penal.

I dyshuari me celularin e tij është paraqitur në stacionin policor në Qendër dhe ka kërcënuar se do të vritet ministri për punë të brendshme, me çka menjëherë ka ndërprerë lidhjen. Pasi është identifikuar lokacioni, është kryer bastisje në shtëpinë e tij, me çka janë gjetur tre armë, disa plumba, pranga si dhe pendrak”, thonë nga Prokuroria.

Nga Prokuroria kërkojnë menjëherë paraburgim sepse i njejti më herët ishte dënuar edhe për vepra tjera./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.