Shkup, 1 qershor – Në pjesën e “Bit Pazarit” në Shkup, nëpunës policorë sot kanë arrestuar A.E (22) nga Shkupi, i cili është kërkuar me urdhërarrest për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg për vepra penale të kryera ”vjedhje e rëndë”.
Personi do të dërgohet në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues për vuajtjen e dënimit me burg, kumtoi MPB-ja./Zhurnal.mk