Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Arrin në treg Golfi më i fuqishëm serik i kompanisë gjermane Volkswagen

Volkswagen ka prezantuar versionin e veçantë të Golf R, me rastin e ditëlindjes së 20-të të këtij modeli sportiv.

Po, Golf R (32) u prezantua 20 vite më parë, e tani nga Volkswagen na arrin diçka e veçantë – varianti që feston 20-vjetorin e ekzistencës.

Golf R ka motorin e njëjtë 2 litërsh (EA888) turbo-benzinë që tani i është rritur fuqia për 13 kuaj-fuqi – që në total i ka 333.

Versioni jubilar Golf R vjen në kombinim me ndërruesin automatik DSG, që fuqinë motorike e bartë në të katër rrotat.

Çmimi i kësaj veture nuk dihet akoma, por pritet që Golf R i ri do të jetë për 10 mijë euro më i shtrenjtë sesa Golfi i zakonshëm.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.