Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Arsenali refuzon shitjen e Gabrielit te Barcelona

Klubi anglez, Arsenali nuk ka plane ta shesë mbrojtësin Gabriel Magalhaes te Barcelona.

Gjigantët e La Ligës janë të etur për të nënshkruar me një qendërmbrojtës me këmbë të majtë këtë verë.

Ylli i Topçinjve, Gabriel thuhet se kryeson listën e tyre të objektivave.

Gabriel është rritur jashtëzakonisht shumë këtë sezon, duke krijuar një partneritet të mrekullueshëm me anglezin Ben White.

Megjithatë, sipas football.london, Topçinjtë nuk janë gati të humbasin Gabrielin dhe në vend të kësaj mund ta shpërblejnë 24-vjeçarin me një kontratë të re.

Mikel Arteta e sheh Gabrielin si një komponent jetik të asaj që ai po përpiqet të ndërtojë në Emirates.

Me Alexandre Lacazette që do të largohet këtë verë, shumë njerëz në klub e shohin Gabrielin si një pretendent të vërtetë për të mbajtur shiritin e kapitenit sezonin e ardhshëm.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.