Monday, February 26, 2024
spot_img

Latest Posts

ASH: Aktoivizohu kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

Shkup, 9 dhjetor – Në kuadër të fushatës 16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në bazë gjinore, në organizim të Qendrës Analitike Hulumtuese të Aleancës për Shqiptarët, sot në Shkup u mbajt panel diskutimi me temë “AKTIVIZOHU KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE DHE VAJZAVE”.

Për të trajtuar në më shu aspekte, fenomenik, shkaqet, arsyet e dhunës ndaj gruas, mbrojtjen, risocializimin e viktimave, parandalimin e dhunës dhe ndëshkimin e dhunuesve, aspektin psikologjik, social, juridik dhe aktivizmin e vetë grave dhe vajzave, u ftuan panelist nga fusha dhe institucione të ndryshme si:

– Sumea Ramadani (psikologe), Qendra Nacionale për Barazi Gjinore
– Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë
– Vjollcë Berisha, Kryetare e Asamblesë së Gruas – ASH
– Flakron Bexheti, Sekretar shtetëror në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale

Panelistët vlerësuan se në Maqedoninë e Veriut, ka bazë ligjore që ndëshkon dhunën dhe mbron viktimat, ndërsa është vendi i parë që këtë dukuri tani e trajton si vepër penale dhe vend i parë që këtu përfshin edhe femicidin. Mbrojtja sociale luan rol të rëndësishëm, por një problem serioz mbetet denoncimi në kohë i dhunës në familje dhe në bazaë gjinore. Në panel u konstatua se vetë gratë dhe vajzat mund të kontribojnë në ngritjen e vetëdijes shoqërore, avancimin e gruas në shoqëri dhe tejkalimin e stereotipeve aktuale.

Paneli u drejtua nga nënkryetarja e Asamblesë së Gruas në ASH, Njomza Shaqiri, ndërsa me një fjalë përshëndetje u drejtua edhe Kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss