Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

AShAK-u e ndryshon tekstin, e fshin emrin e Ali Ahmetit pasi e akuzoi për ndarje të Kosovës

Prishtinë, 22 Dhjetor – Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) ka vazhduar rishkrimin e tekstit të publikuar në 23 nëntor të këtij viti. Pasi bëri ca ndryshime kozmetike, duke përmirësuar edhe disa gabime drejtshkrimore, tash AShAK-u ka ndryshuar edhe një pjesë të tekstit.

Tashmë AShAK-ut është tërhequr nga akuza ndaj Ali Ahmetit, lider i BDI-së në Maqedoninë e Veriut. Në versionet paraprake, AShAK-ut përmendte me emër politikanin Ahmeti, duke e akuzuar se e përkrahu idënë për ndarjen e Kosovës, ndaj të cilës akuzë ka reaguar edhe politikani veteran në Maqedoninë e Veriut.

Çka tha AShAK-u?

“Ai kishte arritur të dominonte disa medie proqeveritare, kishte arritur të krijonte një mbështetje të brendshme kryesisht përmes formave korruptive të pushtetit, por nuk kishte arritur të ndryshonte opinionin publik, i cili në një masë të madhe ishte kundër ndarjes së Kosovës. Më anë tjetër, mbështetja që mori nga disa liderë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut (Ali Ahmeti), se do ta pranonin në qetësi ndarjen e Kosovës, duke mos kërkuar që ata të bashkoheshin me Kosovën ose me Shqipërinë dhe duke mos e copëtuar këtë shtet, nuk kishte asnjë garanci se me një ndarje të Kosovës nuk do të rrënohej njëkohësisht edhe paqja e brishtë në këtë “kërthizë” të Ballkanit Perëndimor.” – e akuzonte AShAK-u Ali Ahmetin.

Por tashmë nuk ekziston më emri i Ali Ahmetit në paragrafin e lartëcekur.

Kështu duket teksti i rishkruar:

“Disa kancelari diplomatike perëndimore këtë rrethanë e panë si “mundësi të artë” për një zgjidhje të shpejtë të “çështjes së Kosovës”, kështu që në prapaskena i dhanë mbështetje kësaj ideje, duke përdorur një frazë të këtillë: nëse palët pajtohen për një zgjidhje qoftë edhe përmes ndarjes, ne nuk kemi arsye të mos e mbështesim atë. Por, siç do të shihet më vonë, situata në terren brenda vetë Kosovës nuk ishte aspak e tillë: opinionin publik mbeti pothuajse unik kundër ndarjes së Kosovës. Më anë tjetër, mbështetja që mori nga disa liderë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, se do ta pranonin në qetësi ndarjen e Kosovës, duke mos kërkuar që ata të bashkoheshin me Kosovën ose me Shqipërinë dhe duke mos e copëtuar këtë shtet, nuk kishte asnjë garanci se me një agjendë të këtillë nuk do të rrënohej njëkohësisht edhe paqja e brishtë në Maqedoninë e Veriut.”

Çka tha Ali Ahmeti?

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj analizës 39-faqëshe të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në të cilen akuzohet lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, i cili udhëhoqi UÇK-në në kryengritjen e 2001-shit, se kishte mbeshtetur ndarjen e Kosovës.

Gjatë fjalimit të funditvitit, Ahmeti ka thënë se ai nuk bën pazare me kufinjt e Kosovës, dhe se gjaku i shokëvë të tij të rënë dëshmorë nuk e lejojnë këtë gjë.

“Pavarësisht deklaratave apo analizave që bëhen se gjoja se unë paskam qenë për ndryshim të kufijve të Kosovës, unë pa i rënë brisk fytyres, për atë pavarësi dhe për ata kufij të Kosovës kam dhënë gjithçka nga jeta ime dhe unë nuk bëj pazare me copa e grime të vendit që është gjak i gjakut tim, është gjak i shokëvetë mi, është gjak i Fazli Grajçevcit, gjak i Rexhep Malës, është gjak i Fehmi Lladrovcit, Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, Luan Haradinat, i qindra e mijëra ushtarëve që unë i kam pasur si vëllëzer dhe kam qenë në të njëjtat llogore me ata dhe mua ky gjak nuk më lëjon të bëj pazare me toka të shenjta shqiptare.” – tha Ali Ahmeti.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss