Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Askush deklarohet pas mbledhjes së Kryesisë, Projektligji për Trustin procedohet në Qeveri

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që ta procedoj për opinion në Qeveri Projektligjin për tërheqjen e 30% të Trustit, raporton Ekonomia Online.

Edhe pse askush nuk është deklaruar për medie pas mbledhjes me arsyetimin se prezentë nuk ishin shefat e Grupeve Parlamentare, Projektligji është dërguar në ekzekutiv.

Kryesia procedoi për mendim në Qeveri edhe Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.

Qeveria ka afat 30 ditor për të dhënë mendimin për këtë projektligj, pastaj projektligji kthehet në Kuvend në procedurë parlamentare.

Partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë përkrahur këtë projektligj.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.