Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

“Askush nuk ankohet, vetëm ata vazhdojnë të ankohen”, Matthaus kritikon Bayernin dhe Tuchelin

Futbollisti i famshëm gjerman, Lothar Matthaus kritikoi Bayern Munichun dhe trajnerin Thomas Tuchel sepse mendon se ata vazhdimisht ankohen për mungesën e lojtarëve të lënduar.

Aktualisht janë dhjetë emra në listën e lojtarëve të lënduar të gjigantit gjerman, e në mesin e tyre janë yjet si Serge Gnabry, Kingsley Coman dhe Joshua Kimmich.

“Edhe klube të tjera kanë lojtarë të lënduar. Leverkusenit gjithashtu i mungojnë disa lojtarë. Disa janë në Kupën e Kombeve të Afrikës, dhe Victor Boniface dhe Exequiel Palacios janë të lënduar. Megjithatë, askush nuk po ankohet. I vetmi klub që ankohet është Bayerni”, ka shkruar Matthaus në një rubrikë për Sky.

Legjenda e Bayernit thekson se Alonso beson në të gjithë lojtarët e tij në Bayer, domethënë se ai u jep të gjithëve një shans në Bundesligë dhe garat e tjera.

“Tuchel ka lojtarë të ulur në bankinë, të cilët normalisht luajnë për ekipet kombëtare. Nëse mund të zëvendësoni Thomas Muller në minutën e 89-të, atëherë skuadra është e mirë”, përfundoi 62-vjeçari.

Kujtojmë se pas 19 xhirove, Bayer Leverkusen është në vendin e parë me 49 pikë, pa asnjë humbje. I dyti është Bayerni me 47 pikë, ndërsa Shtutgarti i tretë është tashmë dhjetë pikë prapa bavarezëve.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss