Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Asnjë turoperator nuk ka kërkuar anulim të programit për vitin 2023 për shkak të raportimeve të rreme për bomba

Shkup, 22 dhjetor – Vendi ynë, edhe përkundër raportimeve të rreme për bomba, është destinacion i sigurt dhe të gjitha institucionet po bëjnë gjithçka për të qenë kështu. Përfaqësitë tona konsullore në mbarë botën duhet të informojnë se jemi destinacion i besueshëm jo vetëm për festat e Vitit të Ri, por edhe për të gjithë vitin 2023, theksoi sot drejtori i Agjencisë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit (APPT), Lupço Janevski.

Siç tha ai, gjatë ditës së sotme ose të nesërme APPT do t’u dërgojë një letër përfaqësive tona diplomatike konsullore jashtë vendit, të cilën do t’ua përcjellin të gjitha institucioneve dhe operatorëve turistikë në vendin që na përfaqësojnë për t’i bindur se jemi një destinacion i sigurt. Deri më tani, theksoi ai, nuk ka informacione se ka pasur anulime të rezervimeve për shkak të raportimeve të rreme për bomba.

“Së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme do të përpiqemi të ndikojmë me qetësi që operatorët turistikë t’i përmbushin aranzhmanet e tyre dhe Maqedonia të mbetet destinacion në programet e tyre për vitin 2023”, tha Janevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

Deri më tani, shtoi ai, nuk kemi asnjë informacion apo kontakt nga asnjë operator turistik për anulime apo për dilema rreth programeve për vitin 2023.

Janevski theksoi se në vitet në vijim duhet të dëshmojmë se kemi një destinacion të qëndrueshëm.

“Duhet të punojmë për rritjen dhe përmirësimin e burimeve njerëzore në industrinë e turizmit dhe të ndërtojmë personel të kualifikuar. Me menaxhimin e tyre do të mundësojmë futjen e praktikave evropiane dhe botërore si në opinion ashtu edhe në kapacitetet akomoduese dhe në shërbim”, porositi Janevski.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss