Shkup, 14 shtator – Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë (AAM) nga sot deri më 29 shtator do të organizojë dy edicione të Bienales së Arkitekturës të Maqedonisë (BIMAS). Krahas edicionit të 21-të të këtij viti, AAM po organizon edhe edicionin e mëparshëm të 20-të të BIMAS-it, i cili u shty për shkak të pandemisë.
“Ngjarja këtë vit është planifikuar si integrale, për dy edicione. Bienalja do të mbahet në galerinë Stacioni i Vogël dhe në Muzeun e Artit Bashkëkohor (MAB) në Shkup. Në një periudhë prej dy javësh, në dy hapësirat muzeale do të ekspozohen projekte, objekte të përfunduara dhe projekte urbanistike nga arkitektë dhe autorë të Maqedonisë, nga viti 2018 deri në vitin 2020 dhe nga viti 2021 deri në vitin 2023,” njofton AAM.

Në orën 20:00 sonte në Stacionin e Vogël BIMAS do të mbahet hapja solemne, ndërsa ndarja e çmimeve është planifikuar për më 29 shtator të vitit 2023 në orën 19:30 në MAB -Shkup.
Në këtë periudhë, siç informon MAB, do të organizohen edhe bienale studentore dhe Forum Arkitektonik i Ballkanit. Hyrja është falas për të gjitha ngjarjet dhe ekspozitat.