Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Aston Martin DB5 nga filmi i James Bondit nxirret në ankand  për 2.4 milionë dollarë

Aston Martin DB5, që është përdorur gjatë xhirimit të filmit “No Time To Die” që flet për spiunin fiktiv britanik James Bond, do të shitet në ankand.

Ankandin po e organizon “Christie’s”, e koleksionuesit dhe blerësit e tjerë potencial kanë mundësinë e përkryer për të poseduar një veturë unike.

Karroceria është e punuar nga karboni dhe është e lyer me ngjyrë hiri Silver Birch. Është interesant se atë e vë në lëvizje motori 3.2 litërsh nga modeli BMW M3 (E46).

Në brendësi gjenden karriget sportive dhe rripat e sigurimit, si dhe kafazi mbrojtës dhe freni hidraulik i dorës.

Është modifikuar edhe sistemi ftohës si dhe vetura ka zhurmë të ngjashme me modelin standard të Aston Martin DB5.

Për realizimin e filmit janë bërë nëntë kopje, e vetëm një është nxjerrë në shitje dhe për këtë blerësi i ri duhet t’i ndajë 2.4 milionë dollarë.

Ankandi do të fillojë më 15 shtator dhe do të përfundojë më 5 tetor.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.