Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

ATO ka aktivizuar 471 masa për ndjekjen e komunikimeve në vitin 2021, ndërsa 292 për nevojat e MPB-së

Shkup, 14 prill – Komisioni parlamentar për mbikëqyrje ndaj masave të zbatuara për ndjekjen e komunikimeve në seancën e sotme unanimisht pa vërejtje ka miratuar Raportin vjetor për punën e Agjencisë Teknike – Operative (ATO) për vitin 2021, deklaroi për MIA-n drejtori i ATO-së Zoran Angellovski.

Në vitin 2021 ka 471 aktivizime të reja të masës për ndjekjen e komunikimeve.

“Për nevojat e MPB-së janë aktivizuar 292 aktivizime, 12 për nevojat e Prokurorisë Publike”, deklaroi për MIA-n Angellovski.

Ai shtoi se ka edhe 342 vazhdime të masës për ndjekjen e komunikimeve, prej të cilave 172 janë vazhdime për nevojat e MPB-së.

Ndryshe, Raporti vjetor për punën e ATO-së në shkurt të këtij viti është dorëzuar tek kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në përputhje me afat e parapara ligjore.

Agjencia teknike-operative Shkup (në tekstin e mëtejmë OTA) është e themeluar me Ligjin për ATO (“Gazetë zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.71 nga data 19.04.2018), ndërsa ka filluar me punë më datë 01.11.2018. Formimi i saj ka për qëllim pamundësimin e keqpërdorimit të masës së përcjelljes së komunikimeve elektronike të qytetarëve nga ana e organeve të autorizuara për ndjekjen e komunikimeve ose edhe nga operatorët. Në domenin e saj të mbrojtjes janë vetëm format elektronike ndërmjet qytetarëve.

ATO është organ i pavarur dhe i mëvetëm shtetëror që siguron lidhjen teknike ndërmjet operatorëve dhe organeve të autorizuara për përcjelljen e komunikimeve, në rastet kur me urdhëresë gjyqësore miratohet ndjekja e komunikimeve për nevojat e hetimeve penale ose mbrojtjen e interesave të sigurisë dhe mbrojtjes shtetërore. ATO nuk posedon mundësi teknike për qasje te përmbajtja e komunikimit të ndjekur, ndërsa lidhja teknike ndërmjet operatorëve dhe organeve të autorizuara, realizohet vetëm në bazë të një udhërese të lëshuar gjyqësore për ndjekjen e komunikimit.

Mbikëqyrja dhe kontrolli i punës së ATO realizohet nga: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, Drejtorisë për sigurinë e informatave të klasifikuara, Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, Avokati i Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Këshilli për kontroll civil, Gjykatat dhe Prokuroria publike e R. së Maqedonisë së Veriut. Së këndejmë, drejtori i ATO është edhe i obliguar që të dorëzojë raport vjetor deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me punën e ATO për vitin e kaluar kalendarik, më së voni deri në fund të shkurtit të vitit vijues, ndërsa sipas nevojës dhe me kërkesë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, dorëzon edhe raporte plotësuese./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.