Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

AUV realizon monitorim të intensifikuar të pikave të shitjes së mishit dhe vezëve

Monitorim i intensifikuar në vendet e shitje së mishit dhe vezëve kryen Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë para festave të Pashkëve, tha sot drejtori Nikolçe Babovski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në kuadër të forumit të drejtorëve të shërbimeve veterinare nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet sot dhe nesër në Ohër, në organizim të AUV-së, theksoi se nga kontrollet e mëparshme të inspektorëve, nuk ka asnjë devijim nga rregullorja e ushqimit.

“Importi i ushqimeve në vend kontrollohet nga shërbimet tona inspektuese dhe operatorët ekonomikë, të cilët merren me tregtimin e produkteve ushqimore në treg nuk mund të vendosin një produkt të pasigurt. Importi i ushqimeve është plotësisht i kontrolluar, përmes një programi monitorues për kontrollin ditor, tha Babovski.

Rritja e çmimit të produkteve ushqimore me origjinë shtazore, theksoi se vjen si pasojë e trefishimit të çmimeve të ushqimit për kafshë në bursat botërore.

Sa i përket ndikimit të krizës ruso-ukrainase në cilësinë dhe sasinë e ushqimit, drejtori i AUV-së theksoi se importet janë të kontrolluara. “Do ta kemi ushqimin, por mund të ndodhë që populli të jetë i uritur për shkak të çmimeve të larta. Tashmë ka thirrje nga Ministria e Bujqësisë për koncesione të reja, që toka bujqësore të mos mbetet e papunuar, ndërsa ushqimi të jetë i sigurt”, tha Babovski.

Edhe drejtori i Drejtorisë së Ushqimit, Veterinarisë dhe Çështjeve Fitosanitare të Malit të Zi, Vladimir Xhakoviq, pohon gjithashtu se në vendin e tij kontrollet mbi cilësinë e ushqimit po intensifikohen. “Çdo ushqim kontrollohet shumë në krahasim me më parë. Në tregun malazez ka pasur paqëndrueshmëri të vogla, përkatësisht mangësi, siç po e shihni, kudo ka rritje të çmimeve të ushqimeve, por sapo ka mungesë, shfaqen tregje të reja dhe ato produkte mund të blihen. “Ne po kontrollojmë intensivisht të gjitha tregjet e reja, nga të gjitha vendet nga të cilat tradicionalisht nuk kemi importuar produkte ushqimore, kështu që përmes kontrolleve intensive kemi hequr çdo dyshim se ushqimi është i sigurt”, tha Xhakoviq.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.