Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

“Avaja” dhuron autoambulancë për Poliklinikën Çair

Shkup, 25 nëntor – Lëvizja civile “Avaja” sot i dhuroi Poliklinikës Çair një autoambulancë për nevojat e qytetarëve të Shuto Orizares dhe mbështetje financiare për punësimin e dy infermiereve rome në një pjesë të reparteve të Shtëpisë Shëndetësore Shkup.

“Kjo do të rrumbullaksojë të gjithë mbështetjen që ofron “Avaja” për përmirësimin e shëndetit dhe qasjen në shërbime shëndetësore për romët nga Shuto Orizarja”, tha Elvis Shaqiri nga “Avaja” sot gjatë dorëzimit të donacionit.

Vendimi për punësimin e dy infermiereve rome u iniciua vitin e kaluar me nënshkrimin e memorandumit trepalësh ndërmjet Qeverisë, Poliklinikës Çair dhe “Avaja”.

Sipas Shaqirit, punësimi i dy infermierëve pritet të realizohet në janar të vitit 2023.

Me nënshkrimin e memorandumit dhe marrëveshjes së donacionit, Qeveria dhe Poliklinika e Çairit marrin përsipër që pas dy vitesh t’i marrin infermierët në sistemin e rregullt të punësimit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.