Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Azerbajxhani do të rrisë eksportet e gazit në Evropë për 30 për qind

Azerbajxhani do t’i rrisë këtë vit eksportet e gazit në Evropë për 30 për qind, teksa Bashkimi Evropian synon të ulë varësinë në energjinë ruse. Ministri i Energjisë në Azerbajxhan, Parviz Shahbazov, ka thënë se në tetë muajt e këtij viti, Bakuja e ka furnizuar Evropën me 7.3 miliardë metra kub gaz natyror”.

“Furnizimet e përgjithshme me gaz në Evropë për vitin 2022 do të arrijnë në 12 miliardë metra kub” – rritje për 31 për qind në krahasim me vitin 2021, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter.

Ai, po ashtu, ka treguar se prodhimi i gazit natyror është rritur për 10 për qind në periudhën janar – gusht 2022, duke arritur në 30.6 miliardë metra kub. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka propozuar ditë më parë vendosjen e çmimeve tavan ndaj gazit natyror që importohet nga Rusia.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar se do t’i ndalë eksportet e naftës dhe gazit për të gjitha shtetet që vendosin çmim tavan. Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht.

Në muajin korrik, BE-ja dhe Bakuja kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për të dyfishuar sasinë e gazit të importuar nga Azerbajxhani në të paktën 20 miliardë metra kub deri më 2027.

Marrëveshja, gjithashtu, parasheh zgjerimin e Korridorit jugor të gazit që përshkon Azerbaxhanin, Gjeorgjinë, Turqinë dhe Greqinë. Pas vendosjes së sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë – për luftën e nisur në Ukrainë – Moska ka nisur t’i zvogëlojë furnizimet me gaz në Evropë, andaj Bashkimi Evropian është duke përgatitur plane për të tejkaluar dimrin.

Putin ka hedhur poshtë akuzat e Perëndimit se Moska është duke përdorur eksportet e energjisë si “armë”. Presidenti Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.