Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Bamieh: EULEX-i më suspendoi pa asnjë arsye

Ish-prokurorja e EULEX-it Maria Bamieh, sonte në një intervistë  ka folur për punën që ajo bëri në misionin e EULEX-it në Kosovë, betejën e saj me qeverinë britanike, por edhe për tema të tjera. Ajo ka fituar rastin me Qeverinë Britanike gjatë kohës sa kishte shërbyer në EULEX.

Brenda këtij misioni në Kosovë ajo kishte sinjalizuar për korrupsionin në EULEX dhe për këtë shkak thotë i ishte shkëputur kontrata dhe suspenduar nga puna.

Beteja e saj ligjore ka zgjatur me vite të tëra dhe tani ajo dhe ekzekutivi britanik kanë arritur një marrëveshje e cila kap vlerën e gjysmë milioni euro.

Ajo ka treguar për sfidat nëpër të cilat ka kaluar deri te ky epilog. Sipas saj, procesi që alarmoi për korrupsionin në misionin e EULEX-it, ka qenë një proces i gjatë  dhe i vështirë, financiarisht dhe nga aspekti shëndetësor i lodhshëm.

“Nuk kam mundur që të ndalem për të gjetur indikacione mbi atë çka ka ndodhur ndaj meje dhe vet jam munduar që ta gjejë gjënë e duhur në atë kohë”, tha ajo.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.