Wednesday, September 28, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Banka Qendrore ul papritur normat e interesit për gjallërimin e ekonomisë

Banka Qendrore e Kinës uli disa nga normat e saj kryesore të interesit për të mbështetur një ekonomi të goditur nga kufizimet antiCovid-19 dhe një krizë e pasurive të paluajtshme.

Disa tregues rezultuan zhgënjyes në korrik, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.

Treguesi kryesor i shpenzimeve të familjeve, shitjet me pakicë u rritën me 2,7% gjatë një viti, kundrejt 3,1% në qershor.

Përkundrazi, analistët parashikuan një përshpejtim (+5%), falë rifillimit të aktivitetit në vend, i penalizuar rëndë në pranverë nga mbyllja e Shangait, kryeqyteti ekonomik kinez, në kuadër të politikës ”zero Covid-19”.

Nga ana e tij, prodhimi industrial u rrit me 3,8% gjatë një viti, por kjo normë është më e ulët se ajo e qershorit (+3,9%) dhe parashikimet e analistëve (+4,6%).

Për të mbështetur aktivitetin, Banka Qendrore uli në mënyrë të papritur normat e saj të interesit.

Norma shtatëditore u vendos në 2% (kundër 2,10% më parë), ndërsa norma njëvjeçare u ul në 2,75% (kundër 2,85%).

Objektivi është rritja e likuiditetit për bankat dhe në fund nxitja e tyre për të dhënë më shumë kredi për të mbështetur aktivitetin.

“Megjithatë, nuk është e sigurt se kjo është e mjaftueshme për ekonominë,,, tha analisti Julian Evans-Pritchard, i kompanisë ”Capital Economics”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.