Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Basha: Drejtësia duhet të hetojë personat e shpallur ‘non grata’, Berisha po shpall kulak çdokënd që bëhet kundër tij

Lulzim Basha i ka kërkuar sot organeve të drejtësisë që të nisin hetimet ndaj Sali Berishës, i shpallur ‘non grata’ nga SHBA. Në një deklaratë për mediat para se të futej në Kuvend, Basha tha se drejtësia duhej të kishte vepruar prej kohësh, pasi akuzat e DASH ndaj Berishës, për korrupsion dhe minim të demokracisë, janë shumë të rënda. Ai theksoi po ashtu se në Partinë Demokratike nuk ka një frymë bashkëpunuese, ndërsa vazhdon një gjuhë përçarëse. Sipas tij Sali Berisha po shpall kulak çdokënd që bëhet kundër tij.

‘Vazhdon një frymë përçarëse nga një grup njerëzish. Interesa të ngushta personale të Berishës mbajnë peng PD-në. Nuk ka frymë bashkëpunuese në PD-së. Berisha shpall kulak atë që kthehet kundër tij. E keni parë se çfarë i bëhet Alibeajt vetëm se mbron interesat e PD dhe interesat e demokratëve. Selia është pushtuar në mënyrë të paligjshme po ashtu edhe hapësira e aksionit opozitar. Ai duhet të bëjë një hap pas dhe të çlirojë PD. Unë në funksion të kësaj bëra hapin tim dhe sot shqiptarët e kuptojnë se kush është gati për bashkim. Institucionet e drejtësisë duhet ta kuptojnë që në këto momente kritike për vendin, është detyra e tyre të veprojnë pa hezitim dhe t’i japin fund kulturës së pandëshkueshmërisë, tha Basha.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se drejtësia duhet të hetojë personat e shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

‘Nëse ka një akuzë kaq të rëndë nga DASH, detyra e drejtësisë do të ishte që të kishte vepruar prej kohësh dhe të kishte nisur hetimet,’ tha Basha.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.