Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Bashkëpunimi i suksesshëm i APEC , vlerë thelbësore në ekonominë globale

Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) është një forum ekonomik rajonal me 21 ekonomi anëtare në të gjithë rajonin Azi-Paqësor, themeluar në vitin 1989 dhe vlerë thelbësore në promovimin e integrimit ekonomik rajonal dhe botëror, tashmë është një ndër blloqet më të rëndësishme shumëpalëshe të nivelit më të lartë në botë, me një ndikim të rëndësishëm global.

Aktualisht, APEK ka 21 vende anëtare, që synojnë të krijojnë prosperitet më të madh për njerëzit e rajonit, duke promovuar një rritje të ekuilibruar, gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme, inovative dhe të sigurt dhe duke përshpejtuar integrimin ekonomik rajonal. Ndër vendet anëtare përmendim Kina, SHBA, Rusia, Kili, Australia, Kanadaja, Indonezia, Japonia, Malajzia, Koreja, Filipinet, Singapori, Tailanda, etj. Ndërsa India, Bangladeshi, Pakistani, Sri Lanka, Mongolia, Laosi, Kamboxhia, Kosta Rika, Kolumbia, Panamaja, Ekuadori, etj., kanë aplikuar tashmë për anëtarësim në APEK. Popullsia në rajonin e Azi-Paqësorit zë 1/3-ën e popullsisë botërore, vëllimi i përgjithshëm ekonomik i të cilit mbulon mbi 60 për qind të atij botëror.

Gjatë dhjetëra viteve të kaluara bashkëpunimi ekonomik i Azi-Paqësorit ka pasur rezultate tërheqëse, ndërsa rajoni është bërë motori i rritjes ekonomike globale. Tre shtyllat e agjendës së APEK fokusohen në (1) Liberalizimin e Tregtisë dhe Investimeve, (2) Lehtësimin e biznesit dhe (3) Bashkëpunimin Ekonomik e Teknik, ndërsa deviza e APEK është: Të hapur ndaj të gjitha mundësive – Lehtësim i tregtisë dhe investimeve, duke përfshirë përfshirjen financiare, lehtësinë më të madhe të të bërit biznes dhe krijimin e një mjedisi favorizues, si dhe fillimin e fryme lehtësimi për marrëveshjet e tregtisë së lirë, për të çuar përpara integrimin ekonomik rajonal të APEK, duke përfshirë edhe çështje të tjera ekonomike dhe tregtare, si tregtia elektronike dhe ekonomia digjitale, etj.

Kina, si anëtare e rëndësishme në APEK synon rigjallërim të tregtisë, biznesit dhe investimeve në një rajon që ka shumë mundësi dhe burime të mjaftueshme natyrore, financiare dhe njerëzore. duke përdorur teknologjinë digjitale për të përshpejtuar lidhjen brenda rajonit, dhe mbajtjen e balancave në të tëra aspektet, duke promovuar rritjen gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme, duke eksploruar modele dhe praktika ekonomike që kanë prioritet adresimin e ndryshimeve klimatike dhe sfidave të tjera serioze mjedisore të rajonit së bashku me rritjen ekonomike të fuqishme dhe elastike, duke siguruar një pjesëmarrje të të gjithë shoqërisë dhe duke ofruar përfitime të barabarta për të gjithë njerëzit.

Në situatën e përhapjes epidemike, të ngritjes së proteksionizmit tregtar etj., 4 sugjerimet “mbrojtja e drejtësisë ndërkombëtare”, “këmbëngulja në hapjen”, “këmbëngulja në zhvillimin e gjelbër” dhe “ndërtimi i fateve të përbashkëta” të paraqitura nga presidenti Xi Jinping, janë në favor të përballimit të sfidave aktuale.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.