Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Bashkëshortja e presidentit, Elizabeta Gjorgievska u takua me gra sipërmarrëse

Shkup, 20 prill – Bashkëshortja e presidentit, Elizabeta Gjorgievska në Shkup dhe Tetovë realizoi takim me gra sipërmarrëse që ruajnë dhe përcjellin trashëgiminë kulturore përmes punimeve unike të kostumeve popullore maqedonase dhe shqiptare.

Siç ka njoftuar Kabineti i presidentit, vizita e grave sipërmarrëse është në organizim të Qendrës për menaxhim me ndryshime me rastin e Ditës së trashëgimisë kulturore dhe realizohet në kuadër të projektit “Masa për forcimin e bizneseve të grave pas Kovid-19”, ndërsa është pjesë e mbështetjes së bashkëshortes së presidentit në promovimin dhe zhvillimin e sipërmarrësisë së grave në vendin tonë.

Në kuadër të vizitës, Gjorgievska ka vizituar dyqanin e vjetër të Katerina Trajkovska Stoimenovës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, dyqanin për kostume tradicionale shqiptare të Belka Mustafës në Çarshinë e Epërme në Tetovë, si dhe u takua me koleksionisten e kostumeve tradicionale shqiptare Zejna Halimi e cila ka prezantuar kostumet shqiptare nga Kërçova dhe rajoni i Rekës.

“Qëllimi i vizitës është promovimi i punës së vlefshme të grave të afta që arrijnë të ruajnë dhe të ringjallin aftësitë tradicionale dhe që në mënyrë moderne përmes kryeveprave krijuese të ngjyrave, pëlhurave dhe qëndisjeve të ruajnë pasurinë kulturore”, theksohet në kumtesën e Kabinetit të presidentit./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.