Ohër, 10 qershor – Bastisje në Ohër, gjendet drogë, arrestohet 51 vjeçari
Më datën 9 qershor, në ora 21:40 në rrugën “Car Samoil” në Ohër, zyrtarë policorë e kanë arrestuar 51 vjeçarin Z.R nga Ohri, informon Zhurnal.
Gjatë bastisjes në një objekt hotelierik që ai e përdorë, është gjetur materie pluhuri, matës digjital, shtypës dhe mjete tjera për të cilat dyshohet se janë përdorur për vepër penale.
Ai është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale./Zhurnal.mk