Nëpunësit policorë të SPB Shkup – Njësiti për tregti të palejuar dhe Sektori për polici kriminalistike – Sektori për tregti të palejuar me drogë, dje në një aksion të koordinuar kryen bastisje në dy lokacione në shtëpinë e Z.N. (20) në Mralinë të Shkupit.
Siç informojnë sot nga MPB, gjatë bastisjes janë gjetur shtatë paketime marijuanë dhe një paketim me fara kanabisi.
Z.N. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shtrohet padi penale përkatëse.