Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

BE ndanë grante për 13 komuna në Shqipëri

13 Komuna të Shqipërisë kanë përfituar grante nga BE në vlerën totale të 600 mijë euro për të rehabilizuar dhe modernizuar infrastrukturën lokale. Prezantimi i projekteve u bë në qytetin e Lushnjës me pjesëmarrjen e 13 kryetarëve të bashkive fituese dhe me prezencën e Ambasadores së BE në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Sipas saj ky event shënon një moment të rëndësishëm për bashkitë në Shqipëri.

“Sot ne po ofrojmë grante për Bashkitë. Është tejet e rëndësishme të punojmë me ju sepse qeverisja vendore është parësore për zbatimin e reformave dhe vetëm kësisoj qytetarët mund të arrihet të kuptojnë se zhvillime pozitive po ndodhin në jetën e tyre. Prandaj është kaq shumë e rëndësishme që ju ndodheni këtu”, tha Hohmann.

Projekti BE për bashkitë ka mbështetur me grante me vlerë nga 20 mijë deri në 50 mijë euro për të promovuar fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e komuniteteve lokale. Bashkitë Lushnje ,Skrapar, Patos, Kuçovë, Kamëz, Klos, Kavajë, Tropojë, Rrogozhinë, Mirditë, Tiranë, Lezhë dhe Fushë-Krujë janë shpallur fituese të granteve të projektit BE për bashkitë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.