Monday, September 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Begaj nga Sllovenia: Zgjerimi i BE, çështje gjeostrategjike për sigurinë dhe paqen

Brdo, 12 Shtator – Presidenti shqiptar Bajram Begaj, po merr pjesë në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, që po mbahet në Brdo të Sllovenisë, në të cilin marrin pjesë të gjithë Krerët e Shteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Begaj në fjalën e tij është shprehur se sulmet kibernetike që goditën vendin tonë, janë dëshmi e kërcënimeve të rrezikshme nga aktorët e tretë për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Ndërkohë shtoi se lufta në Ukrainë, është një pikë kthese për qasjen e BE-së ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor,  çështje gjeostrategjike për sigurinë dhe paqen. Europianizimi i Ballkanit Perëndimor kërcënohet seriozisht nga aktorë të tretë. Sulmet e fundit kibernetike, dëshmi e kërcënimeve të rrezikshme nga aktorët e tretë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Lufta në Ukrainë, pikë kthese për qasjen e BE-së ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor. Agresioni rus, paqja dhe siguria s’mund të merren si të mirëqena. Lufta në Ukrainë po riformëson skenën ndërkombëtare gjeo-politike dhe gjeo-ekonomike”- ka thënë Begaj ndër të tjera.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.