Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Bekteshi: Do të vazhdojmë me masa për ruajtjen e standardit jetësor

Sofje, 11 maj – Maqedonia e Veriut nuk e paguan me rubla ruse gazin të cilin e merr nga “Gazprom”, theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin për politikën e jashtme “Bota dhe ne” në BNT.

Bekteshi njoftoi se Maqedonia e Veriut për gazin paguan me euro, duke njoftuar se asnjë pagesë nga ana e autoriteteve në Shkup nuk është bërë me rubla ruse, por me euro, ndërsa në disa të raste tregtarët kanë paguar me dollarë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut në tërësi i mbështet vendimet e Bashkimit Evropian dhe të Komisionit Evropian, sepse qëllimi i vetëm është fillimi i bisedimeve me BE-në për anëtarësim dhe për këtë vendimet në lidhje me pushtimin ushtarak rus në Ukrainë, Maqedonia e Veriut i pranon dhe përmbush”, potencoi Bekteshi.

Ministri theksoi se Maqedonia e Veriut nuk ka shkëmbime të mëdha tregtare me Rusinë dhe se tregtia ndërmjet Shkupit dhe Moskës është 1.5 për qind, gati sa është edhe me Ukrainën.

“Megjithatë lufta në Ukrainë ndikon ndaj ekonomisë vendore, sepse vendi është i lidhur me tregjet evropiane. Goditjet e çmimeve në industrinë ushqimore dhe energjetikë reflektojnë ndaj ekonomisë vendore. Do të vazhdojmë me masa plotësuese për ruajtjen e standardit jetësor të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, tha Bekteshi.

Ai përkujtoi se Shkupi ka shfaqur interes për ndërtimin edhe të një gazsjellësi ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut (Petriç – Strumicë). Të dyja shtetet, siç tha Bekteshi, munden bashkë të konkurrojnë për financim të përbashkët nga fondet evropiane. “Maqedonia e Veriut dëshiron t’i thellojë lidhjet e saja energjetike edhe me Republikën e Bullgarisë dhe me Republikën e Greqisë me qëllim që të sigurojë diversifikim të burimeve të energjisë”, theksoi Bekteshi.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.