Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Bekteshi: Energjia elektrike nën 80 euro për megavat orë për 200 kompani të industrisë ushqimore dhe 600 furra

Shkup, 2 nëntor – Rreth 200 kompani të industrisë ushqimore dhe 600 furra të vogla do të mbështetën drejtpërdrejt me çmimin e energjisë elektrike nën 80 euro për megavat orë, konfirmoi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Theksoi se konsumi mesatar i këtyre kapaciteteve në vitet e kaluara nga 1 dhjetori deri më 30 prill, kur përfundon gjendja e krizës energjetike, nuk është mbi 33 gigavat orë energji elektrike.

“Si Qeveri dhe Ministri e Ekonomisë, të gjitha vendimet i marrim duke iu referuar analizave dhe të dhënave konkrete nga të gjitha institucionet relevante që janë të përfshira në pjesën e Këshillit Ekonomik. Nëse Qeveria duhet t’i mbështesë këto kompani me rreth 100 euro për megavat orë, kjo do të thotë se të gjitha shpenzimet nuk do të tejkalojnë 3.5 milionë euro”, tha Bekteshi në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së sotme në REK Oslomej.

Konsumi mesatar i shkollave fillore dhe të mesme, siç saktësohet, nga 1 dhjetori deri në fund të prillit është rreth 10.7 gigavat orë ose 10.700 megavat orë energji elektrike, prandaj implikimet fiskale nuk duhet të jenë më të larta se 2 milionë euro.

“Te ndërmarrjet publike të ujësjellësit konsumi nga 1 dhjetori deri në fund të prillit është rreth 30 gigavat orë energji elektrike që do të thotë se nevojiten prej 3 deri në 3.5 milionë euro për mbulimin e tyre”, tha Bekteshi dhe theksoi se disa komuna tashmë kanë filluar të shtrojnë kërkesa për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm që e ofrojnë për nevojat e qytetarëve.

Ne, theksoi, nuk do ta lejojmë këtë dhe si Qeveri plotësisht do ta mbulojmë dallimin në pjesën e shpenzimeve të rritura për energji elektrike që kanë ndërmarrjet publike në pjesën e furnizimit me ujë.

“Megjithatë, nuk do të lejojmë keqpërdorim të Ligjit për Energji dhe rregullave në pjesën e sistemit energjetik, siç bëjnë disa komuna me ndriçimin publik duke kaluar nga tregu i lirë në atë të rregulluar. Me vendimin e ri ato nuk duhet të pranohen nga EVN shpërndarje si të tillë. Me këtë do të lirohet hapësira që momentalisht e mbulon EMV, ndërsa e njëjta vlen edhe për disa banka, kazino, shkolla private të mesme dhe fillore dhe disa kompani të tjera”, theksoi Bekteshi.

Theksoi se tashmë është marrë vendim që nga 1 dhjetori të kthehen në tregun e lirë, ndërsa ata që në të vërtetë kanë nevojë do të mbështeten nga Qeveria përmes EMV-së, për të cilën tashmë janë siguruar mjete dhe ka edhe grant nga Komisioni Evropian me vlerë prej 80 milionë euro të cilat në fund të janarit pritet të hyjnë në Buxhet.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.