Tuesday, May 30, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Bekteshi: Vitin do ta mbyllim me inflacion 7,1 për qind, kemi arritur në 2,1 paga për të mbuluar shportën minimale të sindikatës

Shkup, 20 mars – Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bektesi pret që ky vit të përfundojë me inflacion maksimal prej 7,1 për qind. Ai sot në konferencë për shtzp në Qeveri tha se tashmë po vërejmë një trend rënës që pritet të vazhdojë edhe në muajt në vijim.

“Inflacioni ka pësuar në rënie në tre muajt e fundit. Jam i bindur se do ta ulim në 7,1 për qind dhe nëse vijon trendi në rënie edhe në muajt në vijim, pas verës, mendoj se mund të shkojmë edhe nën 7.1 për qind”, theksoi Bekteshi.

Konferenca për shtyp filloi me një analizë të shportës së konsumatorit. Bekteshi fillimisht theksoi se në metodologjinë e publikuar nga LSM, inflacioni llogaritet dy herë, prandaj këto shifra, tha ai, nuk duhet të merren parasysh nga gushti e në vazhdim – në pjesën e mbulimit të pagës minimale me shportën minimale sindikaliste.

Sipas ministrit, aktualisht kemi arritur në 2,1 pagë për të mbuluar shportën minimale sindikaliste në krahasim me atë që ishte më parë. Nëse në vitin 2012 nevojiteshin 3,9 paga, në 2013 dhe 2014 katër paga, nga viti 2017 e deri më sot kemi vetëm trend në rënie.

!Nga të dhënat e muajit mars shihet se do të na duhen nën dy paga minimale për të mbuluar shportën minimale sindikaliste. Kjo tregon se qeveria është plotësisht e përkushtuar për rritjen e pagave si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik. Në muajin prill do të paguhen pagat sipas vendimit të fundit, si në pjesën e pagës minimale ashtu edhe në atë të rritjes lineare në sektorin publik prej 2.175 denarë. Analizat krahasuese tregojnë se kjo qeveri është plotësisht e përkushtuar për vendosjen e pagës minimale me të cilën qytetarët do të mund të mbulojnë muajin, nënvizoi ministri. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss