Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Benfica zotohet se do ta sulmojë Juventusin

Trajneri i Benficas, Roger Schmidt, ka paralajmëruar se Juventusi nuk duhet të gjykohet nga forma në Serie A, megjithatë ka thënë se skuadra e tij do ta sulmojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat e zhvillojnë sfidën e dytë në kuadër të Grupit H dhe derisa skuadra portugeze e fitoi takimin e parë (ndaj Maccabi Haifa), ajo italiane ka humbur (nga Paris Saint-Germaini).

“Padyshim që do të jetë një ndeshje e vështirë, për shkak të cilësisë së lojtarëve kundërshtarë, përvojës së trajnerit të tyre dhe meqë Juventusi është një klubi madh”.

“Ata kanë probleme në Serie A aktualisht, por të gjithë e dimë se janë në gjendje të bëjnë paraqitje të mëdha në Evropës”.

“Ne kemi besim te vetja se mund të luajmë në nivel të lartë dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur”.

“Secila ndeshje është ndryshe, këtu ne nuk jemi favoritë, por kemi shanse të mira që të marrim rezultat. Duam të jemi të guximshëm dhe të japim më të mirën për të marrë rezultat. Duam të jemi sulmues dhe të dëshmojmë se jemi në nivel të lojës”, ka deklaruar Schmidt në një konferencë për shtyp.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.