Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Bërnabiq pajtohet me deklaratën e Borrellit: Para 21 nëntorit duhet të ketë marrëveshje për targat

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë të martën se pajtohet me shefin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell që para 21 nëntorit të ketë marrëveshje për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Më 21 nëntor fillon faza e dytë e vendimit të shkallëzuar të Qeverisë për targat, pas fletëqortimeve do të ketë gjoba.

Lista Serbe në tetor kishte paralajmëruar se gjoba e parë ndaj serbëve për shkak të targave do të pasojë me rezistencë.

Për këtë, Borrell ka thënë se 21 nëntori nuk duhet ta gjejë Kosovën dhe Serbinë pa marrëveshje.

Bërnabiq e cila po e viziton Singaporin ka deklaruar se marrëveshje për targat duhet të ketë – para 21 nëntorit, ka raportuar Tanjug.

Ajo po ashtu ka thënë se serbët e Kosovës nuk po kërkojnë asgjë pos të respektohet marrëveshja e Brukselit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.