Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Besimi në gjyqësi ka marr tatëpjetën nga 8% në 4%, situatë shqetësuese!

Shkup, 21 dhjetor – Gjyqësori është pushteti i tretë sipas radhitjes së pushteteve, që duhet të kontrollojë dy pushtetet tjera atë legjislativ dhe ekzekutiv. Por, në Maqedoninë e Veriut ky pushtet ka stagnuar së punuari dhe duket sikurse është jofunksional. E ky nuk është opinion por është fakt i bazuar në rezultatet e hulumtimeve të realizuara përgjatë po të njëjtit vit, ku besimi në gjyqësor ka pësuar rënie drastike nga 8% që ishte shifër alarmante që si shqetësim e ngriti edhe ambasadorja amerikane që përfundoi mandatin e saj këtë vit. Dhe nga 8% tani në rezultatet e publikuara të hulumtimit të fundit nga IRI besimin në gjyqësor ka rënë në 4%. Kur besimi në gjyqësi është në nivelin më të ulët të mundshëm çfarë pritet nga institucionet tjera kur institucionet e drejtësisë nuk janë të afta as të ndajnë drejtësi e as të merren me rastet e montuara politike, e aq më pak me korrupsionin në vend. Drejtësia ka rënë në greminë, e për këtë nuk po ndërmerret asgjë konkrete që ky besim të stabilizohet e të ngrihet, por vetëm rënie që është drastike dhe shumë shqetësuese, shkruan Zhurnal.

Sa është besimi në gjyqësi sipas anketës së fundit?

Vetëm 4 për qind e të anketuarve i besojnë plotësisht gjyqësorit, kjo sipas anketës së fundit që IRI që është publikuar ditëve të fundit. Anketat e mëhershme tregonin se 8 për qind e qytetarëve të anketuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut i besonin tërësisht gjyqësorit, për një vit ky besim ka shënuar ulje drastike. Në anketën në fjalë dukshëm është ulur besimi edhe në Prokurori, Polici, Sistemin shëndetësor, punën e Qeverisë, Arsimin.

Kjo tregon që besimi në gjyqësi dhe institucionet e drejtësisë është shqetësues se është shumë i ulët, e më shqetësuese se kaq është fakti se besimi nuk shkon në rritje vetëm në ulje e sipër. E kjo është dëshmuar që brenda vitit nga 8% ka rënë në 4%, e nuk dihet vitin e ardhshëm kjo përqindje ku do përfundojë.

Ambasadorja amerikane në vend, Kejt Meri Bërnz, në një konferencë para gjykatësve tha se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë besim në gjyqësi. Ajo u bazua në anketën e fundit të Eurothink, ku vetëm 8% e qytetarëve kanë besim në gjyqësi, ndërsa që të përmirësohet kjo, duhet të funksionojë sistemi.

“Nuk është sekret se opinioni nuk beson në gjyqësi. Në fakt, anketa e fundit e Eurothink tregoi se vetëm 8% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë besim në gjyqësi dhe prokurori. Si duket, ka shumë gjëra për të bërë, duke përfshirë reformat gjyqësore dhe përforcimin e institucioneve, por gjithashtu duhet të adresohen dhe percepcionet – njerëzit duhet të shohin dhe të ndjejnë se sistemi funksionon. Qytetarët duhet të jenë të bindur se rastet e tyre do të dëgjohen nga gjykata neutrale dhe të pavarura në afat të caktuar. Ky është principi bazë në çdo demokraci të lirë dhe funksionale”, pati thënë Bërnz në konferencën ndërkombëtare gjyqësore në Shkup.

Avokati i Popullit Naser Zyberi personalisht dyshon se ka gatishmëri, kapacitet dhe burime të mjaftueshme në institucionet kompetente që të ndryshohet gjendja me besimin e ulët të qytetarëve në gjyqësor.

Zyberi, duke e komentuar anketën e IRI-së për rënien e besimit të qytetarëve në gjyqësor në 4%, në konferencën e sotme për shtyp, sqaroi se këtu para së gjithash mendohet për Këshillin Gjyqësor Republikan dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë.

“Pa ndonjë rol më aktiv të të gjitha segmenteve të pushtetit. Mendoj për Qeverinë, Kuvendin, Gjyqësorin vështirë se do të ketë ndonjë përmirësim më serioz. Ne duhej të presim të na sinjalizojnë dhe të na kritikojnë nga ana e Ambasadës së SHBA-së, BE etj. që të vetëdijesohemi se gjendja nuk është e mirë”, deklaroi Zyberi.

Besimi në gjykata 4%, besimi në Prokurorinë Publike 3%. Këto janë shifra tmerruese, marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhet gjyqësori që është në kundërshtim me parimet e drejtësisë. Ndryshe, Dejvid Gir në prezantimin onlajn të projektit “Mbështetje e procesit për reforma në gjyqësi”, që e prezantuan së bashku me ministrin e drejtësisë Bojan Mariçiq.

Gir potencoi se duke treguar vullnet të fuqishëm politik dhe përpjekje gjatë ballafaqimit të mangësive në sistemin gjyqësor, janë të rëndësishme për përparimin në procesin e inkuadrimit në Bashkimin Evropian.

Ligji duhet të sigurojë gjyqësi të pavarur rezistent ndaj presioneve të jashtme, megjithatë siç potencoi, gjithashtu, do të kontribuojë për implementim konzistent të parimeve të transparencës, përmes të cilave gjyqësia duhet të lirohet nga rreziqet dhe perceptimi për ndikime politike.

Reforma e gjyqësisë është në bazën e interesit të qytetarëve, sepse barazia para ligjit, besimi në institucionet gjithashtu do të kontribuojë edhe për investimet në vend, sepse çdo investitor dëshiron të ketë klimë e cila është e besueshme dhe e parashikueshme do të thotë e rëndësishme është për të gjitha aspektet, ekonomike dhe sociale. /Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss