Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Besimi: Reformat tatimore nuk fillojnë tani, ka plan veprimi

Shkup, 12 shtator – Ministri i Financave Fatmir Besimi sonte deklaroi se reformat tatimore nuk fillojnë tani, ato janë pjesë e programit të Qeverisë dhe janë pjesë e strategjisë për reforma të sistemit tatimor, që u miratua në dhjetor të vitit 2020.

“Tajmingu, lidhur me implementimin, do të ishte tranzitues, nuk do të thotë se gjithçka bisedohet tani, do të zbatohet nga 1 janari e këndej, për këtë shkak është debate publik”, deklaroi Besimi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, sonte në Televizionin 24.

Ai tha se reforma është më e gjërë se ajo që tani diskutohet, me plan veprimi 2021/2025.

“Do të thotë, nuk fillon sot, nga aspekti i krizës, për këtë shkak hapim debat, pasi dëshirojmë t’i dëgjojmë të gjitha palët e involvuara. Me rëndëso është që në cilësinë e këtyre reformave, të ketë inkluzivitet në vet procesin”, tha Besimi.

Siç deklaroi ministri, më 1 janar të vitit 2023, tatimi progresiv i të ardhurave personale hynë në fuqi, si dhe tatimi i depozitave dhe tatimi i fitimit kapital.

Besimi me këtë rast tha se qëllimi kryesor i reformave, nuk janë vetëm të ardhurat fiskale, por edhe e drejta e atyre reformave.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.