Presidentja e re e Indisë Draupadi Murmu, e cila rrjedh nga një komunitet fisnor i margjinalizuar, u betua sot dhe theksoi se zgjedhja e saj ishte “progres për çdo të varfër në vend”.
Zgjedhja e Murmusë konsiderohet si gjest i rëndësishëm i vullnetit të mirë nga kryeministri Narendra Modi ndaj komuniteteve që përbëjnë mbi tetë për qind të popullsisë së Indisë prej 1,4 miliardë banorë.
Murmu, ish-mësuese dhe ministre e shtetit nga partia BJP e Modi, dhe është gruaja e dytë që bëhet presidente e Indisë.
Ajo lindi në një familje të varfër në fisin Santal, në vendin lindor të Odishas.
Presidenti i Indisë është komandanti i Përgjithshëm i Armatës, por funksioni i kryeministrit mban pushtetin ekzekutiv në vend.