Presidenti amerikan Xho Bajden njoftoi sot një pako e re me ndihmë ushtarake prej 700 milionë dollarësh për Ukrainën, e cila përfshin sisteme raketore të lëvizshme me rreze veprimi deri në 80 kilometra.
“SHBA do të qëndrojnë pranë partnerëve të saj ukrainas dhe do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës armë dhe pajisje për t’u mbrojtur”, tha Bajden.
Ai njoftoi një plan për të dërguar sisteme raketore precize HIMARS në Ukrainë pasi mori garanci nga Kievi se nuk do t’i përdorte ato për objektiva në territorin rus. Bajden e shtoi atë kusht për të parandaluar përshkallëzimin e luftës në Ukrainë.