Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Bie bora e parë në vend

Shkup, 6 Nëntor – Bora e parë e këtij sezoni ra në majën Pelister të malit Baba. Fotoja është publikuar në rrjetin social Facebook.

Sipas Drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike, sot në të gjithë vendin do të mbajë mot i vranët dhe i freskët me reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor dhe verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 14, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 16 gradë.

Në Shkup do të ketë vranësira me reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.

Nga e hëna do të vijojë mot stabil.

Për krahasim, vitin e kaluar bora e parë ra në Pelister gati një muaj më herët, pra më 8 tetor.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.