Wednesday, May 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Bilalli: Maqedonia dhe Shqipëria do ecin në pako

Shkup, 16 Prill – Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të vazhdojnë procesin e integrimit në pako, pavarësisht zërave për ndarjen e tyre në këtë rrugëtim, për shkak të vetos bullgare për Maqedoninë, thotë profesori universitar Mersel Bilalli.

Sipas tij, idetë apo kërkesat për t’u ndarë në këtë proces më shumë duhet kuptuar si presion ndaj palës bullgare, për të lëshuar pe, sesa si nevojë për të vazhduar të ndara.

“Jam i bindur se nuk mund të bëhet ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë, pasi të gjitha analizat e strukturave të Unionit Evropian janë në drejtim të asaj se me këtë praktikisht hapet një mundësi e destabilizimit të mundshëm të rajonit. Kështu që besoj se kjo më tepër trajtohet si një lloj presioni ndaj Bullgarisë që në muajin e gjashtë të mund të ketë hapje të kapitujve.” – tha Profesori Universitar, Mersel Bilalli.

Bilalli: “Samiti i Bukureshtit” s’do përsëritet

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin në pako edhe në procesin integrimit në NATO por, ndarja ndodhi në Samitin e Bukureshtit, në vitin 2008, kur Shqipëria së bashku me Kroacinë u anëtarësuan në Aleancë, ndërkaq Maqedonia ngeci për shkak të vetos greke.

Profesori Bilalli përjashton mundësinë që kjo situate të përsëritet edhe në procesin e anëtarësimit në BE.

“Pra, nuk mundet sepse anëtarësimi në NATO kishte të bëjë me Shqipërinë, e cila bënte pjesë në A3 dhe ishte moment i zgjedhur që sëpaku të fillohet procesi lidhur me A3. Tash kemi situatë kret tjetër.” – theksoi Bilalli.        

Përkundër deklarimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama se Shqipëria nuk mund të mbetet peng i një kontesti dypalësh mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe se nuk përjashton mundësinë që Shqipëria të vazhdojë e vetme në këtë proces, pala maqedonase këmbëngul që fillimi i negociatave me BE-në të jetë në pako.

Vendimi i Këshillit Evropian që BE të nis negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk po gjen zbatim për shkak të frenimit nga pala bullgare. Pritjet më optimiste janë që negociatat të fillojnë deri në fund të muajit qershor.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.