Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

‘Bild’ zbulon çmimin e Jude Bellingham

Jude Bellingham vazhdon të jetë një nga lojtarët më të komentuar kur është puna për transferimet e mundshme.

Ylli i Borussia Dortmund ka marrë vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane, si Liverpool e Real Madrid që janë më kryesoret.

Raportime të ‘Bild’ tashmë kanë zbuluar edhe çmimin që Dortmund do të kërkojnë për Bellingham.

Thuhet se Borussia Dortmund do të kërkojnë 150 milionë euro për kartonin e Bellingham, për secilën prej skuadrave që pyesin për transferimin e anglezit.

Real Madrid shihet si një skuadër që mund ta transferojë lojtarin e Dortmund, por rivaliteti do të jetë i madh edhe nga Anglia.

Nuk përjashtohet mundësia që edhe skuadra si Manchester City dhe Chelsea të futen në garë për Bellingham.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.